Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer se është rritur me 5 motra në shtëpi. Nisur nga kjo histori ai ka treguar se ëndrra e adoleshencës ka qenë që të ishte femër.
E gjithë kjo dëshirë e gazetarit ka qenë për faktin se dëshironte të provonte ndjesinë e menstruacioneve.
‘Teksa shihja motrat e mia më të mëdha që vuanin, isha kurioz të provoja dhimbjen e menstruacioneve dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe që të isha femër, dy ëndrrat e tjera më mirë nuk po ua tregoj farë’– ka thënë ai duke qeshur në emisionin ‘Goca dhe Gra’.