Motra e saj më e madhe është një superyll me famë botërore, megjithatë, Rina Lipa ka hapur rrugën e saj për një karrierë të suksesshme modelimi dhe aktrimi.
Bukuroshja brune, 20 vjeçe, është cilësuar me meritë si një “It Girl” pasi ka punuar me markat më të mira të modës – dhe shtëpia luksoze italiane “Prada” dëshiron që të punojë me të. Ajo ndan një lidhje të ngushtë me motrën e saj, Dua, dhe Rina pranoi se e ‘adhuronte’ atë në një intervistë të re me “Tatler”.
“Unë e adhuroja atë. Do të përpiqesha të vishesha si ajo, do t’i vidhja rrobat. Kur i vishja, ndihesha më e rritur. Është ende kështu, kaloj nëpër dollapin e saj dhe i them: “Mmm, nuk e ke veshur këtë për një kohë të gjatë dhe ajo kërkon menjëherë që ta kthej çfarë kam marrë”, tregoi Rina.
Rrethi i miqve të yllit në rritje përfshin motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid, gjë që ka çuar në krahasime mes Lipas dhe klanit të shquar të shoëbizit Kardashians.
Në shkurt, Rina, e cila i përshkruan veshjet e saj si ‘ekstra’, bëri debutimin e saj në pasarelë në Javën e Modës në Milano për linjën italiane të veshjeve “GDCS”. Dhe ndërsa Dua vlerësohet shumë për aftësitë e saj në muzikë, është aktrimi që Rina dëshiron të fillojë dhe sapo ka marrë një rol në një film horror të ardhshëm me regji nga regjisori italian Gianluigi Carella.
Pavarësisht karrierës së saj, Rina mbetet e vendosur dhe e kaloi izolimin në shtëpinë e prindërve të saj në Kilburn, në veri të Londrës, me ‘shoqen e saj më të mirë’, Duan.