Omicron ka deri në 70% më pak gjasa se varianti Delta për të shkaktuar shtrime në spital për një kujdes më të specializuar në luftën kundër Covid-19. Këto janë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe të cilat bazohen edhe në studimet e mëparshme të kryera.
Një person i infektuar më Omicron ka 45% më pak gjasa të ndjekë terapinë intensive sesa një person i infektuar me variantin Delta.
Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe Sajid Javid i mirëpriti këto të dhëna si inkurajuese mbi situatën, por iu kërkoi njerëzve të qëndronin vigjilent dhe të kujdesshëm gjatë periudhës së festave.
Varianti Omicron është më i transmetueshëm se varianti Delta dhe për këtë arsye është thelbësore respektimi i masave për të frenuar një rritje të infektimeve, ku se fundmi Britania ka shënuar shifra rekord.
Britania ka vendosur të mos këtë masa shtesë kufizuese në periudhën përpara Krishtlindjes, por rritja e rasteve ka shtuar së fundmi presionin mbi qeverinë.