Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka sjellë përmbytje të shumta në zonat përreth.
Lidhur me situatën e rëndë të krijuar, ka pasur edhe një reagim nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka postuar disa video ku ambulanca u vjen në ndihmë disa personave.
Sipas Ramës ekipet mjekësore do jenë në çdo kohë në gatishmëri.
“Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të #Vjosës. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore. #ShëndetësiaNëGatishmëri” shkruan Rama.