Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në shkollën “At’Zef Pllumi”, në qytetin e Lezhës, ku ka parë nga afër ndërtesën e ringritur pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Si një nga shkollat më të vjetra të Lezhës, “At’Zef Pllumi” është kompletuar edhe me palestër e fusha sporti. Ka qenë vetë Rama që ka inauguruar fushën e basketbollit. I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Nderu i cili tentoi të bënte kosh por topi iku shumë larg. Ndërkohë kryeministri Edi Ram ka qëlluar në shenjë që me goditjen e parë.
“ Shëngjin – Në një nga shkollat më të vjetra të Lezhës, që pas shkatërrimit ka rilindur me dinjitetin e lartë të emrit “At’Zef Pllumi”
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim ” shkruan Rama.