Nga Mero Baze/ Përmendja e sjelljes së Berishës më 21 Janar 2011 nga Lulzim Basha, ka vënë në lëvizje Sali Berishën në disa drejtime.
Fillimisht u përpoq ta përdorte për të distancuar militantët e PD nga Basha, pasi sipas tij ai po hidhte baltë mbi një ngjarje për të cilën Berisha është përpjekur të ngrej lavdinë e tij si “udhëheqës I fort”. Duke qenë i sigurt nga mos gjykimi për atë çështje, edhe pse mbetën të vrarë katër qytetarë, Sali Berisha u përpoq gjatë të ngrej kultin e “të drejtës për të vrarë” nëse je “udhëheqës I fort”.
Deklarata e Bashës e plasariti kultin e vrasësit të fort, dhe Berisha u përpoq fillimisht tia kthente këtë pikë Bashës në një problem me militantët e PD.
Por kur pa se militantët e PD nuk është se u mërzitën me Bashën për këtë çështje, dhe aq më keq, nuk është se kanë qejf tua përmendësh me krenari 21 janarin, Sali Berisha filloi të mbrohet.
Ish minstri I Mbrojtes Arben Imami, I cili me ngjarjen e 21 Janarit, justifikoi blerjen e një pajisje të paligjshme përgjimi në Izreal për të përgjuar opozitën, u hodh I pari në sulm për të mbrojtur Berishën.
Deklaratat e tij janë të rënda por të dobishme për drejtësinë dhe me siguri SPAK do ta thërras ti bëj ato deklarata para prokurorit, pasi janë një bazë e mirë për rihapjen dhe hetimin e cështjes.
Por fakti që ai nxiton të bërtas që “Berisha është I pafajshëm më 21 janar”, kur vet Berisha është lavdëruar që ka vrarë dhe që është penduar që nuk ka vrarë dhe Edi Ramën dhe të tjerë, tregon se Berisha ka filluar të mbrohet në këtë histori.
Deri më sot Berisha vetëm është mburrur për 21 janarin. Është mburrur që ka vrarë, është mburrur që nuk ka dorëzuar gardistët, është mburrur që nuk ka dorëzuar serverin e kryeministrisë pa e fshirë, është mburrur që ka futur në listë gazetarët si puçist, është mburrur që i ka thënë Kryeprokurores “Lavire Bulevardi”, është mburrur se do vriste me snajper Edi Ramën dhe broçkulla të tjera.
Tani fare papritur filloi të mbrohet. Filloi të thotë, isha në zyrë, isha me dëshmitarë, nuk dhashë urdhër, e ka bërë Edi Rama me Lulzim Bashën. …etj . Në fund presim të thotë dhe Ilir Meta që Lul Basha I quajti kokpalarë protestuesit dhe bëhet më e plot pamja.
Pavrësisht kësaj, dikush duhet të mbaj shënim, se ata që flasin e dinë se çfarë kanë bërë.