Pas publikimit të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat.
Kryeminsitri Edi Rama teksa ka kërkuar ndjesë për daljen e të dhënave të pagave të mbi 640 mijë punonjësve, tha se kjo është bërë për të krijuar destabilitet nga Foltorja (referuar Sali Berishës).
‘Nisma do të humbte në rrjetet e është që të dhënat mbi pagat e qyetarvë të Shqipërisë. Dua tu kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë në këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe dua ta nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj dhe shpresoj e u bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitet e tyre dhe dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para. Duke pasur parasysh edhe në deklaratat të bëra nga Foltoret e Kuvendeve të anti-kuvendeve mund të mos jetë e fundit, thirrja ime është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë inspektorët e tatimeve të cilët kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ato që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë të larguar.’- tha Ram