Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, vëllai ka sjellë të motrën në seancë ndërmjetësimi. Gëzimi pretendon se e motra i ka marrë marrë borxh 6 milionë lekë të vjetra dhe nuk ia ka dhënë akoma, ndëra kjo e fundit, Merzako i hedh poshtë fjalët e të vëllait duke treguar se sipas saj, shuma reale është 2-3 milionë lekë të vjetra.
Kjo gjë ka revoltuar Gëzimin, i cili thotë se versioni i tij është reali dhe e motra ka më shumë se një vit që nuk i ka shkelur në shtëpi e madje muajt e fundit i mbyll dhe telefonin. Gëzimi: Unë sot kam sjellë motrën time këtu në “Shihemi në Gjyq” sepse kemi një konflikt që nuk besoj se do ta zgjidhim dot motër e vëlla që mos qofshim motër e vëlla.
Merzako: Ëa edhe këtë e thua mo vëlla?! Edhe më solle deri këtu mua?! Gëzimi: Pusho se do të sqarohem me zonjën Eni. Pusho të lutem! Zonja Eni… Merzako: Për lekë më solle këtu dhe gjithë këtë debat?! Gëzimi: Pusho të lutem! Mbylle të thashë tani! Zonja Eni kjo më ka marrë një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe ka më shumë se një vit që kjo nuk ka shkelur në derën time. Nuk e di se si jeton vëllai, se si jeton nëna.
Merzako: 2 milionë të kam marrë… Gëzimi: Pusho moj të sqarohem me zonjën Eni! Merzako: Më ke mua motër, nuk e ke zonjën Eni. Gëzimi: Unë vij nga Korça, motra jeton në Ersekë dhe ka më shumë se një vit që nuk më shkel në shtëpi qëkur i kam kërkuar lekët. Merzako: Po ai më kërkon lekët moj zonja Eni. Gëzimi: Biles po bëhen 3 muaj që ma mbyll telefonin. Merzako: Po s’kam si të përgjigjem sepse nuk kam se ku t’i gjej lekët. Gëzimi: Po pusho moj se sot kam ardhur të llafos… Merzako: Nuk kam se ku t’i gjej lekët që t’i jap. Gëzimi: Lekët do t’i gjesh sesbën, unë t’i dua lekët, përpjetë të hidhesh!
Merzako: Nuk kam ku t’i marr. 5 milionë, 6 milionë nuk kam ku t’i marr! Eni Çobani: Sa pretendon ti Merzako? Merzako: Po 2 a 3… Gëzimi: Po a je në terezi ti 2 a 3, unë t’i kam me fakte, unë t’i kam me data. Merzako: Po aq të kam marrë. Gëzimi: A je në terezi ti apo? Thirri trurit! Zonja Eni unë i kam mbajtur të gjitha shënim se kur ia kam dhënë. Merzako: Unë nuk të kam firmosur gjë… Eni Çobani: Nuk ke firmosur gjë se ai t’i ka dhënë në mirëbesim. Merzako: Unë thashë se do të m’i falte ato lekët. Gëzimi: Pusho, moj pusho. Ardit Gjebrea: Nuk i thuhet vëllait nuk kam firmosur për ato lekë.. Merzako: Nuk kam firmosur, nuk kam të ia jap!