Kryeministri Rama ka një pyetje në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë shqiptarëv. Rama hedh dyshime mbi qëllimin se pse u publikuan tani.

“Ka dalë para shumë muajsh, pse përdoret tani? Konfuzion dhe destabilitetit në sensin e pasigurisë publike. Nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse ne vazhdojmë revolucionin industrial. Mbase këtë gjë e ka nxitur edhe fakti se ne kemi ndërmarrë një tur takimesh për të komunikuar mbylljen e sporteleve. Dhe ne do ta bëjmë këtë gjë. Nuk bëj asnjë lidhje me askënd, por them që ky është rast kuptimplotë se deri ku mund të shkojnë forca të caktuara kundër qytetarëve. Ne do të bëjmë maksimumin që të forcojmë të gjithë kapacitetet sepse jemi shumë të ekspozuar”, tha Rama.