Skandali i rrjedhjes në publik të pagave për rreth 630 mijë shqiptarë ka nxjerrë në pah ndër të tjera fijet e thella të lidhjeve të familjarëve me politikën.
Ajo që bie në sy është rroga stratosferike e kunatiti të Lulzim Bashës, Erion Isufit i cili në dukumentat e rrjedhura nga tatimet figuron me një rrogë mujore 29 milionë lekë paga në muaj.
Siç shikohet nga dokumentat e mëposhtëm të siguruar nga gazeta shqip kunati i Bashës, Erion Isufi është Drejtor ekzekutiv në 5 kompani dhe Administrator në 1 kompani. Pagat stratosferike të kunatit të Bashës, lënë pas të gjithë emrat e tjerë.
Tashmë që Bashës i dhimbset më së shumti fati i shqiptarëve kunatit të tij po i shtohen milionat.
Por kush është kunati i zotit Basha që të gjithë demokratët po e sulmojnë këto ditë?
Ai quhet Erion Isufi dhe për herë të parë i ka dalë emri në publik kur Basha si kryetar bashkie i Tiranës vendosi kioskat te zona e pedonales.
Në atë kohë, Isufi u akuzua si sekser qe merrte para për organizimin dhe vendosjen e atyre kioskave.
Gjithashtu, emri i tij u lakua kur u dhunuan romët që mblidhnin kanaçe në Tiranë, për shkak se Isufi do të hapte vetë një biznes për riciklimin e mbetjeve të aluminit.
Akuzat që bënin disa nga figurat e Partisë Demokratike kanë të bëjnë me rolin e madh që po merr Isufi në vendimmarrjen në parti, duke ndikuar drejtpërdrejtë te Basha.
Por si doli ky dokument?
Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.
Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.
Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.
Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona. Hetimet e Prokurorisë ndërohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.
Kush është Moza Seraj, shefe në Drejtorinë e Tatimeve?
Moza Seraj është përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve, ajo është krijuesi i një file. Lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.
Është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.
Ajo që bie në sy është pse Policia e Shtetit nuk e ka shpallur në kërkim, personin i cili ka nxjerrë të dhënat konfidenciale të qytetarëve.
Nxjerrja e të dhënave ka krijuar një shqetësim të madh, tek qytetarët dhe frikë tashmë për sigurinë e të dhënave të tyre.