Kryeministri Edi Rama pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke paralajmëruar mund të vijë momenti dhe do të bëhet me detyrim. Kreu i qeverisë u ndal tek punonjësit e shtetit ku tha se nëpunësit duhet të vaksinohen pasi do të vijë dita kur nuk do të ndalohen që të shkojnë në punë dhe mandej as nuk do të paguhen. Rama po ashtu paralajmëroi edhe pronarët e dyqaneve që të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti kud do të mbyllen bizneset e tyre.
‘Njëra vaksinën e tretë. Nuk e kupto dot sesi në shekullin e 21 nuk i beson shkencës. Nuk po bëj ujë. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë që lëviz të gjitha planet he asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. Të gjitha mediat e botës dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe Shëndetin publik. U është mbyllur hoja dhe po flasin për tu vaksinuar Akademitë e botës dhe po flet kundër vaksinës një lumë konspiracioni nëpër Facebook dhe internet. Kjo është turpshme dhe skandalozë, në vend që ti besosh shkencës, vaksina të mbron nga vdekja. Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllu. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali pasi mbajmë përgjegjësi. Nëpunësit e shtetit të vaksinohet pasi mund të vijë momenti që do të ndalohet të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësirat publike, të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen që të futen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që t’u mbyllet dyqani.’- tha Rama.