Për Kryeministrin Edi Rama, publikimi i pagave të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve është një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo një sulm kibernetik. Sipas kryeministrit, shumë sisteme dixhitale në shumë institucione në vend, përfshirë edhe Tatimet, është sistem i vjetër i krijuar 8 vite më parë dhe se po punohet për të forcuar sigurinë e tyre, për të bërë të pamundur ndërhyrjen nga jashtë.

“Këtu kemi bërë me një ndërhyrje që duhet hetuar deri në fund dhe ngjan më shumë si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm jo nga infiltrimi i jashtëm, në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit, nëse i refereoheni vetëm periudhës së fundit, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të lara të mbrojtjes kibernetike, që nga SHBA, Rusi, Britani e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës. Sot qytetarët duan t dinë se sa të sigurta janë ndërveprime e tyre me sistemin tonë të ndërveprimit dixhital, në rastin konkret në sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një sistem dixhital të krijuar më shumë se 8 vite më parë, me një kredi të butë të një vendi të BE, ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë administratorët e këtij sistemi. Nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta, por për të thënë që ky sistem si dhe ndonjë tjetër, i përkasin një trashëgimie për të cilën po punohet vijimisisht që nuk është diçka e lehtë për t’u bërë. Ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibermitike dhe AKSH që funksionon me 3 shtylla, kërkimin shkencor, programimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, përballet rregullisht në mënyrë të përditshme me sulme kibernitike që nuk bëhen publike. Për të forcuar sistemi e mbrojtjes, po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Jones, kompania që është përfshirë në mbrojtjen e të dhënave në OST. Sistemi është i vjetër. Atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorë teknologjinë ‘block chain’, e cila e bënë pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Çdo lloj lëvizje është e regjistruar dhe çdo lloj lëvizje të të dhënave është e pamundur”, tha Rama.