Kryeministri Edi Rama ka disa dyshime se kush mund të kenë publikuar pagat për mbi 694 mijë qytetarëve dhe për cilat arsye ato u bënë publike pikërisht në këtë kohë. Për dyshimet e tij, Rama tha se është gati të dëshmojë në prokurori, por nuk i bëri publike duke argumentuar se nuk do ta politizojë situatën. Rama tha se këto të dhëna kishin dalë muaj më parë dhe jo tani që u publikuan.
“Ajo është pjesë e një grabitje të një pjese të të dhënave dhe manipulimit të tyre, nuk është databaza jonë. Unë me daljen e kësaj e kam një opinion shumë të qartë dhe nëse prokuroria ka dëshira të dëgjojë, unë ja them. Unë e kam të qartë se për çfarë mund tju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve”, tha Rama.