Pas takimit me të dërguarin e SHBA, Escobar Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale pamjet. “Kënaqësi e madhe të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit”- shkruan Basha përkrah fotos.
“Kënaqësi e madhe të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Gabriel Escobar në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë historisë sonë, gjatë proceseve të domosdoshme të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë gjithashtu prioritete të PD për të sjellë #ndryshim dhe #prosperitet për popullin shqiptar”, shkruan Basha në Twitter.”