Shqipëria do të përfaqësohet në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021 nga këngëtarja e talentuar Ana Gjebrea, vajza e Ardit Gjebreas.

Pjesë e festivalit, që do të mbahet në Paris, duke mbështetur Anën mund të bëhet kushdo përmes votimit online. Vota e publikut është shumë e rëndësishme pasi ka peshë 50% të vlerësimit. Për të votuar shkoni në faqen e Eurovizion, www.junioreurovision.tv

Votimi do të hapet sot në orën 20:00 CET. Do të keni mundësi të votoni deri në 3 shtete dhe mund të votoni për Anën.

Platforma e votimit do të mbyllet në fillim të emisionit, të dielën e 19 dhjetorit në orën 15:59 dhe do të rihapet në përfundim të gjitha shfaqjeve për një kohëzgjatje prej 15 minutash.

Fituesi i Junior Eurovision do të jetë artisti me më shumë vota nga publiku (50%) dhe nga të gjitha juritë kombëtare (50%).

Ana garon në këtë festival pasi u shpall fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, “Junior fest”.