Rritja e rasteve të reja dhe prania e variantit Omicron ka bërë që Italia të marrë masa të reja shtërnguese pas Krishtlindjeve.

Nga 25 dhjetori në Itali do të bëhet e detyrueshme vendosja e maskave ne natyrë, ndalimi i festave në diskoteka si dhe në sheshe. Ndërkohë nga 10 janari 2022, super-Green pass është i detyrueshëm për të hyrë në Itali.

Pas lejes së gjelbër dhe lejes Super Green, vjen edhe leja Mega Green. Termi, tregon dokumentin që u jepet atyre që i janë nënshtruar edhe dozës së tretë të vaksinës ose përforcuesit. Leja e Mega Green i shtohet, por nuk i eliminon dy certifikatat e tjera: lejen bazë Green dhe lejen Super Green.

Në nivel kombëtar është tejkaluar pragu i parë kritik i zënies së shtretërve në terapi intensive. Transmetueshmëria për rastet e shtruara në spital mbetet mbi pragun e epidemisë me një rritje të shkallës së zënies së shtretërve në zonën mjekësore dhe në kujdesin intensiv.