Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një v i kt imë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 424 raste të reja të infektuara me këtë virus, shifra më e lartë që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 12 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vd e kjes. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284. Në total numri i rasteve aktive është 2.992.