Sot shënohen 11 vite nga 21 janari i vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda, për të cilët ende nuk ka asnjë drejtësi. Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë në rrjete sociale deklaroi se protestuesit e vrarë ishin të parrezikshëm ndërsa fajtorë për vrasjen bëri Berishën dhe Bashën.

“U shpërndanë në disa pika larg objektit të rëndësisë së veçantë. Degradoi në disa djegje, por larg kryeministrisë e cila nuk u prek nga askush dhe asgjë. Besoj se shumëkujt mund ti kujtohet që ka qenë e rrethuar me gardh, dukej si një vilë e madhe private e pasanikëve ish-sovjeti, dhe jo si pallati i një qeverie demokratike. Asnjë shishe me benzinë nuk e kaloi gardhin, apo asnjë zjarr nuk e përpiu pemën pranë derës.”-tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se ata që sulmohen në Partinë Demokratike sot, asokohe ishin bashkë dhe i akuzoi si vrasës të protestuesve të pafajshëm.

“Pashë komentatorë mbrapa bravës duke thënë se fajin shpesh, qysh në krye të herës por përsëri, se fajin e kam unë, se i thirra njerëzit në protestë ndërkohë që nëse nuk ndalemi te kriminelët që tërhoqën këmbëzën, fajtorët e vërtetë për ato vrasjes ndodhen njëri mbi Foltore që do të marrë SHQUP-in dhe tjetri pas bravave”-tha Rama, duke ju referuar Berishës dhe Bashës.