(Botuar më 23 Janar 1997 në KOHA JONË)
Mbrëmë në mesnatë rrihet barbarisht Edi Rama
Mbrëmë në mesnatë persona të panjohur kanë goditur me hekura në kokë piktorin e njohur Edi Rama. Rama, i cili sapo është kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë, ndërkohë që ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Berishës për ta botuar në gazetën “KOHA JONE”.
Pas kësaj ngjarjeje, ai është shoqëruar në spital dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore pas plagëve të rënda./23 Janar 1997/