Një shifër rekord të infektuarish me Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Raporti i fundit i ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 4 397 raste të reja, nga 16 mijë testime, një shifër që nuk është shënuar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë.
Fatmirësisht në orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe betejën me Covid e kanë fituar 607 qytetarë.
Ndërkohë në Kosovë vijojnë të jenë aktiv me Covid 25 458 persona. /