Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme inspektoi punimet 60 ditore në tunelin e Llogarasë. Sipas inxhinierëve deri më tani puna ka ecur deri në 70 metra në tunele dhe po vijohet me ritme të larta.
“Pas fiks dy muajsh nga hapja e kantierit të tunelit të Llogaras jemi këtu. . Sot jemi në 5% të punimeve. Kantierin dhe devijimin e rrugës, kemi ecur me 70 metra dhe 30 metra në të dy hyrjet. Po ashtu edhe nga ana e Palasës po vijon hapja e tuneleve.” Tha Balluku.
Ndërkohë gjatë verës ku është edhe fluks trafiku për shkak të turistëve, do të ketë një “bypass” që të shmanget rruga pranë tunelit.
“Në fillim kemi hasur në një formacion që na trembi, me shtresa shtufe që e bëri pak të vështir, por sot kemi këtë pamje sot. Do bëhet bashkimi i Orikum Dukat me pjesën e lidhjes së tunelit. Gjatë sezonit të verës do kemi një “By Pass”. Formacioni na jep shpresa që mund të ecim shumë më mirë.” tha Balluku.
Ndërkohë ministrja është ndalur tek ura që do të jetë në dalje të tunelit të Llogaras. Sipas Ballukut kjo do jetë ura e parë në Shqipëri e varur që do u bëjë të mundur përdoruesve të rrugës një pamje fantastike të rivierës së jugut.
“Do jetë një urë e varur e para në Shqipëri. Ka pasur dizajnin më të mirë. Se do jetë hyrje në bregdet, dhe sapo të dalin nga tuneli do hasin në atë urë të varur, e vetmja në Shqipëri. Është një vepër arti. Në 60 ditë gjithë kjo punë. Janë dy tunele se do ketë një tunel emergjence. Për shkak të kushteve . Dhe kur një tunel është më shumë se 900 metra të ketë dalje emergjente. Do kemi 10 dalja emergjente. 6 për mjete. Tuneli i Emergjencës është më i madh, dhe volumi i trafiku më shumë se një dekadë është i mjaftueshëm. Nëse do ketë më shumë fluks do hapet për kalim edhe tuneli i emergjencës. Por studimet e trafikut mjafton një tunel.” Tha Balluku.