Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga konvikti i studentëve të mjekësisë në Tiranë.

Rama ka zgjedhur foto krahasuese për të treguar si dukeshin ato përpara restaurimit dhe transformimit që kanë pësuar më vonë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje që tregojnë se çfarë ishte dhe si është sot konvikti i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.