Deputetja e PD Flutura Açka, e ka cilësuar si mjerim, daljen në media të kryeministrit Edi Rama, si i shqetësuar për demokratët. Açka shkruan se ‘shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes’. Mes të tjerash ajo pyet Ramën se kur do të bashkëbisedojë me patronazhistët

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët Po i përgjigjet pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit të tij në emër të demokratëve ?

Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është “dhëmbi i prishur” i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët. Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë: Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve. Sepse, rri krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci tē vërtetë në botë. Meqe ra fjala, me patronazhistës kur do të bashkëbisedosh?”