Hapet me force dera e selise dhe turma pasi e shqyen hyn brenda.

Përshkallëzohet pa nisur ende zyrtarisht protesta. Mbështetës të Berishës kanë shkelmuar një prej dyerve të PD-së dhe kanë mësyrë në selinë blu. Ata kanë thyer edhe një prej xhamave të dyerve, ndërsa kaosi ka përfshirë katin e parë të kësaj godine. Aktualisht kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e PD-së.