Kryeministri Edi Rama bën me dije se numri i qytetarëve që kanë plotësuar online pyetësorin për Këshillimin Kombëtar ka kapur shifrën 40.000.
Kreu i ekzekutivit fton qytetarët, pa dallim bindjesh partiake, të bëhen pjesë e kësaj nisme: si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.
Postimi i plotë:
40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar
Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt


Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar
përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al


#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë
(Lexo.al)
