Qytetarë tashmë mund të marrin shërbimet në kushte dinjitoze në kompleksin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Prezë, Tiranë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ambientet e zyrave të DPSHTRR Prezë.

“Mirëmëngjes dhe me kompleksin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Prezë, tashmë me kushte dinjitoze pune e shërbimesh për qytetarët, e në vijim të fuqizimit të imazhit krejt të ri të Automotorizimit Shqiptar, ju uroj një javë të mbarë”, theksoi Rama.

Zyrat e reja të DPSHTRR në të gjithë vendin janë nyje teknologjike shërbimi të standardeve evropiane, në rrjetin e institucionit kampion të revolucionit dixhital.