Lufta brenda llojit po i vendos Partisë Demokratike në pikëpyetje edhe mbështetjen e aleatëve edhe në prag të garës elektorale të 6 marsit.
Shpëtim Idrizi, drejtuesi i një prej partive aleate me peshë më të madhe elektorale e quan shterpë debatin brenda PD ndërsa thotë se nuk i shërben qytetarëve.
“Çështja kombëtare janë më të rëndësishme se cshtjet shterpë të ditës se kush do të marrë një parti, kush do jetë kryetari. shteti institucionet, partitë janë të mira publike për sa kohë që shërbejnë për të mirën e qytetarëve, përsa kohë që shërbejnë për historitë personale të dikujt, padyshim nuk ka të bëjë me të mirën publike”, tha Idrizi.
Në këtë kushte, kreu i PDIU duket se do të fokusohet në çështjen e Çamërisë, aty ku ka përqendruar prej vitesh prioritetet e partisë që drejton.
“Këto do të jenë kauzat tona, ne do ta pasurojmë me një muzeum historinë e Çamërisë. Do marrim nisma në parlament”, tha Idrizi.
Deklaratat Idrizi i bëri në një aktivitet të organizuar nga shoqata Camëria në 31 vjetorin e themelimit të saj.