Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili mbërriti sot, për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë.
Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërsa vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeminisri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.