Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur së fundmi në “Big Brother VIP”. Në formë shakaje, Iliri i ka thënë Monikës për marrëdhënie treshe me lopën (disa kafshë kanë hyrë dje brenda shtëpisë si pjesë e provës javore, mes tyre dhe një lopë).

Pjesë e shakasë është bërë dhe Tani.
Monika nuk e ka pritur aspak mirë, teksa është shprehur se shakatë janë deri diku. Gjatë një bisede me banorët, aktorja nuk është përmbajtur dhe i ka përmendur Ilirit gruan. “Nuk ishte shaka. Shakatë janë deri diku. Atë lopën treshe ta bëjë me gruan e vet. Edhe shakaja ka një kufi. Nuk mund të thuash e kapim të tre ne. Mos ta zgjasi shumë se kthehet ndryshe kjo punë. Të kapi dhinë e vet atje në shtëpi edhe ta kthejë si të dojë e të marrë dhe Tanin për ndihmë”, është shprehur ajo.