TemA

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të shkelë çdo rregullore dhe ligj, duke manipuluar në mënyra monstruoze zgjedhjet në Shoqatat Rajonale.

Të gjitha proçeset e manipuluara që FSHF-ja ka bërë në sy të të gjithë si në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Fier dhe së fundmi në Gjirokastër, janë paditur të gjitha në Prokurori, ku organit të akuzës i janë vendosur në dispozicion fakte kokë forta për falsifikime firmash dhe shperdorime detyre.

Rasti më flagrat është edhe ai i sotmi në zgjedhjet Rajonale të Gjirokastrës, ku edhe pse tetë klubet antare të Shoqatës Rajonale kishin firmosur një dokument ku e shpallnin të pavfelshëm votimin, FSHF-ja bëri sot në një Hotel zgjedhjet fars duke zgjedhur në mënyrë jo legjitime delegatët që do të kenë të drejt vote në Asamblenë e 2 Marsit.

Ne po sjellim një panoramë se çfarë ka ndodhur dje dhe sot në zgjedhjet e Gjirokastrës, ku njerëzit e Armando Dukës në fillmin flisnin si “engjëj” dhe sot bën një skandal tw madh me manipulime.

Antari i Komitetit Ekzekutiv Arben Dervishaj deklaroi dje pas dështimit të votimit në stadiumin e Gjirokastrës pas bojkotit të të gjithë klubeve antare se ata nuk e kishin në plan për të bërë zgjedhje, madje u hoq si “zemër mirë” se primare kishin buxhetin dhe “ndihmën” që FSHF-ja do jepte për fëmijët të cilët nuk do pagunin më trajnerët, pasi për këta të fundit do i pagunte institucioni i futbollit shqiptar.

Më pas Arben Dervishaj theksoi nuk është FSHF-ja ajo që e organizon mbledhjen, por është vetë Shoqata dhe ata do te ishin aty ne rolin e vezhguesit. Pra, një kontradiktë e pastër dhe qesharake, pasi nëse do respektonin rregullin mbedhja nuk do duhej të bëhej as sot, as dje, sepse shumica e klubeve antare kërkojnë transparencë nga ana e FSHF-së.

Për të vijuar më tej me farsën, një ditë më pas u sajua një delegat i vetshpallur si Neritan Novi, ish kryetari i PD në Gjirokastër. Edhe Xhevit Kacorri shefi i klubit të Memaliajt ka firmosur dy ditë më parë që nuk e njihte mbledhjen e Asamblesë si dhe Gjergji Kaleshi që prezontohet si përfaqesues i vetshpallur i Përmetit.

Për të drejtuar gjithë këtë manipulim, në krye te mbledhjes ishte antari i Komitetit Ekzekutiv Arben Dervishi dhe zv.presidenti i FSHF Edvin Libohova dhe kryetari i vetshpallur i shoqatës, të rrethuar nga shumë punonjës të FSHF dhe nga Altin Çomo që përfaqeson Luftëtarin e falimentuar prej 2 vitesh.

Pasi mbaroi Asambleja e shpikur nga FSHF doli në fund edhe dëshira e çmendur për të zgjedhur delegatët e tyre, duke shkelur cdo rregull për të falsifikuar zgjedhjet për president të FSHF-së.

Videot e njerëzve të Armando Dukës që kryen këtë proçes zgjedhor në Gjirokastër të manipuluar dhe që Prokuroria duhet t’i marrë nën hetim për falsifikime dhe shpërdorime të detyrës. (TemA)