DASHI: Me Venusin, Mërkurin dhe Neptunin në prapavijë, do të ndiheni të dobët gjatë këtyre ditëve. Planetët do të ndikojnë në gjendjen tuaj psikofizike, duke ju bërë më të prekshëm se kurrë. Në datat 19 dhe 20 janar, megjithatë, do të keni një shans të shkëlqyer për ta ndryshuar situatën dhe për ta lënë veten të rrëmbeheni nga kënaqësitë e dashurisë. Shenja juaj do të mbajë këtë javë vendin e dhjetë.

DEMI: Do të keni paqëndrueshmi këtë javë në sektorin e punës. Ngarkesa e madhe dhe mosmarrëveshjet me kolegët do të bëjnë të vetën. Situata të tilla do të krijojnë keqkuptime mes jush, prandaj do të bënit mirë të heshtnit dhe të mos i shikoni shtrembër të tjerët, duke preferuar të vazhdoni me kokën ulur në kryerjen e detyrave të përditshme. Demi për këtë javë do të renditet në vendin e 11-të.

BINJAKËT: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për Binjakët. Situata do të vijë duke u përmirësuar. Ditët e qeta në sferën e dashurisë do të pasohen nga gjallëria dhe dëshira për argëtim. Gjendja do të kulmojë në fundjavë, ku me gjasë të lindurit e shenjës së ajrit do të kenë njohje të reja dhe do t’i mahnitin të tjerët me sharmin e vet. Këtë javë do të mbani vendin e katërt.

GAFORRJA: Pavarësisht vendosjes së Plutonit, Venusit dhe Diellit në prapavijë, do të ndiheni më të qetë gjatë këtyre ditëve. Me kthimin e Diellit nga shenja e Ujorit, të lindurit e Gaforres do të ndihen më të lehtësuar dhe kjo do të rezultojë në një fundjavë më të qetë për ta në aspektin psikofizik. Shenja e ujit do të renditet në vend të shtatë këtë javë.

LUANI: Do t’ju gjejë kjo javë më këmbëngulës se kurrë. Karakteri juaj për të dominuar do të dalë në pah. Asgjë nuk do t’ju zmbrapsë, nuk do të thyheni përpara asnjë pengese. Saturni në shenjën tuaj, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte, do t’ju ndihmojë që të ndërgjegjësoheni për arritjet tuaja të këtyre dy viteve të fundit. Luanët do të mbajnë vendin e pestë.

VIRGJËRESHA: Askush nuk do t’i detyrojë të lindurit e Virgjëreshës të rrinë të vetmuar gjatë kësaj jave, por me sa duket gjendja e tyre e letargjisë dhe vendosja e planetëve në prapavijë do të bëhet shkak që ata të minimizojnë marrëdhëniet me të tjerët dhe të tregohen të përmbajtur. E vetmja ditë pozitive do të jetë e premtja, ku do të bënit mirë të shoqëroheshit me miqtë e vjetër, në mënyrë që të qetësoheni pak. Këtë herë ju takon vendi i fundit.

PESHORJA: Do të kaloni një javë pozitive, ku më së shumti do të jeni të përqendruar në rinovimin e shtëpisë. Ndërrimi i disa mobilieve në dhomën e ndenjes, vendosja e rafteve të reja në dhomën e fëmijëve apo blerja e një televizori të markës së fundit, të cilat do ta bëjnë ambientin e shtëpisë më komod dhe funksional, me siguri që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Peshorja do të renditet në vend të dytë.

AKREPI: Do të ndiheni këtë javë më të shpërblyer se kurrë. Do t’ju njihen meritat në punë dhe do të merrni edhe shpërblime financiare për punët e kryera më herët. Shpërblimin do t’jua japin pikërisht ata persona që ju mendonit se nuk kishin simpati për ju, por që në fakt ju vlerësojnë shumë. Këtë javë Akrepi do të jetë në vend të tretë.

SHIGJETARI: Do ta keni mbështetjen e planetëve, por duhet të dini të përfitoni nga kjo situatë. Nëse do të keni pakënaqësi ndaj të tjerëve, është më mirë që të tregoheni të përmbajtur. Përndryshe gjithçka do t’ju kthehet në bumerang dhe do të ndikojë për keq në punën tuaj. Nuk kanë qenë të shumta sukseset e arritura së fundmi, por kjo do të ndryshojë së shpejti. Këtë javë shenja e zjarrit do të jetë në vend të tetë.

BRICJAPI: Me vendosjen në prapavijë të Diellit dhe të Hënës, të lindurit në shenjën e Bricjapit do të kuptojnë se në qendër të zodiakut do të jenë shenjat e tjera. Kjo do t’i shtyjë ata që këtë boshllëk ta plotësojnë duke bërë blerje pa kriter. Edhe pse keni qenë të favorizuar në aspektin financiar që prej disa muajsh, mos harroni se portofoli juaj nuk ka thellësinë e çantës së Meri Popinsit. Bricjapi do të jetë në vend të nëntë.

UJORI: Do të përqendroheni këto ditë në objektiva konkretë. Gjatë gjysmës së parë të javës do të merreni me çështje burokratike. Në fundjavë gjërat do të shkojnë më mirë në aspektin profesional. Nga pasditja e vonë e 21 janarit e në vazhdim, të lindurit në shenjën e Ujorit do të kenë mundësi që t’i shikojnë gjërat më qartë në lidhje me synimet që kanë dhe ndoshta edhe që t’i arrijnë ato para kohe. Ujori do të mbajë vendin e parë.

PESHQIT: Me kalimin e Jupiterit në shenjat e ajrit, mund të shtyjë të lindurit në shenjën e Peshqve, sidomos ata që i përkasin dhjetëditëshit të parë dhe të dytë, që të bëjnë një bilanc të jetës së tyre. Vëmendja do të jetë e përqendruar në çështjet e zemrës dhe në ato monetare, që prej disa kohësh i kanë futur në mendime. Katër javët e ardhme do të jenë vendimtare për të ndarë mendjen për ta vazhduar një lidhje ose jo apo për ta bërë një investim, që e kanë shtyrë disa herë. Peshqit do të jenë në vend të gjashtë.