Militantët e Berishës me shkallë në duar për tu ngjitur në katin e dytë sepse ka një derë të blinduar që u pengon hyrjen.
Kujtojmë që prej minutash ka kaos në Selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ndërkohë që më parë kanë goditur Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko dhe nuk e kanë lejuar të futet në seli.
Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka mohuar ta ketë parë dhunën në seli. Ndërkohë që Partia Demokratike e ka konsideruar si një njeri që do gjak dhe vetë rri fshehur.