Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje Shirokën që është kthyer në një qendër të bukur turistike pas ndërhyrjes së projektit Rilindja Urbane.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të mëngjesit në Shirokë ku drita e diellit i jep shkëlqim dhe madhështi peizazhit.
MIRËMËNGJES, me dritën e Shirokës”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara.
Vetëm 6 km nga Shkodra, Shiroka nën hijen e malit të Taraboshit dhe buzë liqenit, fshati i hershëm i peshkatarëve mahnit me pamjen e tij.
Falë investimeve, Shiroka është kthyer në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.
Projekti “Qilimi Shqiptar” nga arkitekti Hernandez, që fitoi çmimin e parë te Loop Design Awards për vitin 2021 në kategorinë peizazh/hapësira publike, është një tjetër vepër publike që të mrekullon në shëtitoren e qytetit.
Mjeshtrat e kalldrëmeve kanë shtruar 20.000 m2 hapësirë, ku janë përshtatur elementë si dekorim me gurë e dru, sistem ndriçimi dhe mobilim urban, si dhe gjelbërim e sinjalistikë. Gjithashtu në mbrojtje të identitetit të zonës janë restauruar 2,000 m2 fasada të godinave pranë sheshit.