Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori gjatë takimit të parë të tij me Recep Tayyip Erdogan, ku tha se ai i kishte thënë se do të bëhet vëllai i tij në momentin që Rama do të fitonte respektin e popullit shqiptar, Rama tha se Erdogan është mik i shqiptarëve dhe një mik i tij shumë i mirë.
“Kjo është një ditë e veçantë pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madhe të Shqipërisë dhe mikun tim të çmuar presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harrura nga takimi i parë me Erdogan, i cili asokohe ishte kryeministri i Turqisë. Unë isha i ndrojtur se i njihja vetëm nga TV dhe nga Tv nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë ende nuk isha bërë kryeministër. Më thotë dëgjo këtu “ Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën tim. Shqiptarët janë zemra e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por do të them vëllai atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd.” Unë jam shumë krenar që ta quaj vetën miku i presidentit Erdogan. Madje edhe një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë , a është e vërtet që jeni miku i Erdogan? I thash jo nuk është e vërtetë, i tash e kam shumi mik, jo mik”, tha Rama.