Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me foto nga pallatet e ndërtuara në zonën e Manzës për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rama shkruan në rrjetet sociale se për pak ditë në këto komplekse do të jetë jeta e re plot ngjyra për 266 familje.

“Mirëmëngjes dhe me jetën e re që nis për pak ditë plot ngjyra për 266 familjet e Manzës që humbën strehën nga tërmeti, ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.