Vendi ka shënuar po shënuar numër të lartë të infektimeve ditore me koronavirus.
Gazetarja Nisida Tufa, sjell përmes emisionit ‘Kjo Javë’, në News24, pamje nga ambientet brenda spitalit Infektiv, aty ku trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19.
Pacientët kanë treguar eksperiencën e tyre dhe vështirësitë e tyre në përballjen me COVID.
“Jam në gjendje shumë të mirë. Shpëtova nga vdekja. Kam ardhur në gjendje shumë të rëndë. E nënvlerësova, dua të bëj një thirrje patjetër, bëni vaksinën të shpëtoni jetën. Jam infektuar për herë të parë me covid. E kam kaluar shumë rëndë. Shërbimin këtu nuk kam për ta harruar. Apeloj vetëm vaksinohuni, mos rrezikoni jetën” tha një prej pacientëve.
Ndërkohë, shefja e infektivit deklaron se numri më i madh i pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar.
“ Ajo që unë dua të theksoj është se në spital mbizotërojnë personat, që janë të pavaksinuar. Mbi 95-97% janë persona të pavaksinuar, një 2-3% janë edhe persona të vaksinuar që kanë sëmundje kronike në mënyrë të padiskutueshme dhe që ndonjëherë, sëmundja e tyre kronike mund të bëhet shkak duke kërcënuar jetën e pacientit. Ne kemi parë pacientë me të tëra llojet e vaksinave dhe asnjë vaksinë nuk mund të thuash se është vaksina që të sjell apo nuk të sjell në spital. Me të tëra llojet e vaksinave, na kanë ardhur të sëmurë në spital, pra nuk ka ndonjë specifikë lloji i vaksinës.” u shpreh Çomo.
Ndër të tjera shefja e Infektivit u shpreh se që prej nisjes së pandemisë, spitali Infektiv nuk ka patur një ditë pa pacientë, ndërsa theksoi se sa i përket personelit mjekësor, janë me staf të shtuar dhe se personeli mjekësor është i vaksinuar me të trea dozat.
“Nuk jam vaksinuar se kalova një reaksion para 7 viteve, dhe ma ndaloi mjeku. Njerëzit që nuk kanë probleme si unë të vaksinohen, shpenzimet për sëmundjen janë më të pakta.- shprehet një 72-vjecar i shtruar prej 4 ditësh në spitalin Infektiv.
“Isha keq, tani jam shumë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen. Isha me saturim të ulët kur erdha. Nuk jam vaksinuar. Tani e kuptoj se e kisha shumë gabim”- tha një 32 vjecar nga Vlora.
Mes pacientëve të shtruar, doktoreshë Najada Como foli për një të ri të pavaksinuar, i cili po e kalon rëndë sëmundjen dhe madje u shpreh se ka bërë edhe një dëmtim të trurit.
“Nuk mund të komunikojë për shkak të dëmtimit që ka pësuar në tru, si një prej komplikacioneve të Covid, dëmtimi në sistemin nervor qendror. ka qëndruar për një periudhë të gjatë në shtëpi, në spital erdhi në gjendje të rënduar, dhe pësoi një komplikacion të dytë. Është shumë i ri, 37 vjeç, me një mushkëri shumë të dëmtuar dhe është një situatë mjaft serioze. Duhet të kapërcejë pragun e parë e pas të flasim për rikuperim. Nuk e ka kaluar Covidin, nuk është vaksinuar dhe nuk ka sëmundje të tjera, pra është njeri i shëndetshëm.” tha Como.
Ndër të tjera, Como theksoi se në spital që nga shfaqja e pandemisë, nuk kemi rast të sëmurë për herë të dytë me Covid-19 të shtruar.
“A ka riinfektime? Sigurisht që ka, por nuk ka rishtrime, pra që një person, të jetë shtruar dy herë në spital.”, vijoi më tej Çomo, ndërsa vuri në dukje se në spital është rritur numri i personave në moshë të re.
“Sapo të rikuperohem do të bëj vaksinën. Kam bër