Në ceremoninë e dhurimit të shtëpive të rindërtuara në Laç me financimin e qeverisë turke, kryeministri Edi Rama ka treguar momentin kur të gjithë mendonin se Turqia do ndërpriste punën.

Arsyeja ishte se pak pas 26 nëntorit, u godit nga një tërmet i fortë. Por Rama thotë se ishte i bindur që Erdogan do të bënte çdo gjë për të mbajtur fjalën e tij.

Edi Rama: Premtova që do flas shkurt, por në këtë pikë, sic e thonë kritikët e mi, unë i ngjaj atij. Do ta mbyll me një episod tjetër. Gjatë kohës që sapo kishte filluar puna me mikun tonë, ministrin e ngarkuar për këtë rindërtim, Muratin, në Turqi ra një tërmet. Të gjithë këtu u alarmuan se thamë tan ii ra tërmeti në shtëpinë e tij dhe presidenti do harrojë rindërtimin këtu. Unë i thashë i bindur se kjo nuk do të ndodhë.

Jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht ti bëjë të dyja, por dhe nëse nuk do ti kishte mundësitë, presidenti Erdogan nuk do ta linte punën për të mbajtur fjalën këtu që të shkonte për të bërë punën atje. E përsëris dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, Erdogan jo vetëm e thotë, e mendon, e beson por dhe e bën realitet atë që solla këtu pak më parë si një nga porositë e profetit.