Mbështetësi e Berishës e kanë pritur me ofendime Ronald Bejkon, duke e mos e lejuar të futet në selinë blu. Ata i bërtasin ‘jashtë spiun’, ndërsa Bejko është larguar duke dalë edhe nga rrethimi i oborrit të selisë.
Kujtojmë se tentativave të njëpasnjëshme për të hyrë dhe marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot një protestë para selisë blu, në formë presioni ndaj Lulzim Bashës, të cilit i kërkon të largohet bashkë me lidershpin. Protesta e thirrur prej tij do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen simpatizantët e Berishës për të hapur më pas dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas dështimit të 5 janarit, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.