Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd në fillim të shkurtit.
Mediat serbe shkruajnë se vizita e Lajçak është në kuadër të bisedimeve për dialogun Beograd-Prishtinë.
Fillimisht pritet që Lajçak të bisedojë me zyrtarë të institucioneve të Kosovës për të vijuar më tej takimet në Serbi, përkatësisht me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
‘Fakti që nuk ka dialog të nivelit të lartë nuk tregon se dialogu është ndërprerë dhe se puna është shtyrë, por kur të krijohen kushtet do të organizojmë një takim të ri të negociatorit ‘, bëhet me dije se ka thënë Peter Stano për median serbe.