Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë, do të luajë në grand slam të Australian Open, që zhvillohet në melburn më 17 janar. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai u ka dhënë fund dyshimeve në lidhje me praninë e tij apo jo, duke konfirmuar pjesëmarrjen.
“Gëzuar Vitin e ri 2022 të gjithëve dhe ju uroj shëndet, dashuri e gëzim…Gjatë pushimeve kam kaluar një kohë të mrekullueshme me miqtë dhe të dashurit e mi. tani shoh përpara për të marrë pjesë në turneun e Australian Open, falë një leje mjekësore”, shkruan ndër të tjera Djokovic.
Siç dihet, Djokovic nuk ka kryer vaksinën anti-Covid, masë e detyrueshme e vendosur nga organizatorët e Australian Open për të marrë pjesë. Gjithsesi, palët kanë arritur një marrëveshje dhe tenisti serb do të luajë në Melburn, ku do të mbrojë titullin fituar një vit më parë.