Kryeministri Rama ka nxjerre blof me shifra demokratët në Komisionin Hetimor. Në një kohë kur Opozita akuzoi për 430 milionë euro aferë, ku 100 prej tyre janë dhene nga shteti deri tani, Rama me shifra i ka rrëzuar duke thënë se në fakt janë vetëm 55 mln Euro dhe jo 430 milionë siç pretendon PD. Rama pyeti Tabakun se nga ka dale kjo shifer, pasi sipas tij shifra eshte 55.3 mln euro per Elbasanin dhe Fierin dhe asnje qindarke me shume, pasi pagesat ne impiantin e Tiranes jane tarifa sherbimi per grumbullimin dhe trajtimin e plerave, por jo per ndertimin e impiantit, pasi ky i fundit do ndertohet 100% nga privati.
Edi Rama: Atëherë, edhe njëherë. Mua nuk më del llogaria kështu. Llogaria ime dhe e jona është ndryshe sepse impianti i përpunimit të mbetjeve në Tiranë ndërtohet 100% me paratë e kompanisë, investitorit. Ama, çfarë janë këto pagesa, dhe ishit e saktë në shifrën që thatë, ekzaktësisht këto 2018-2021 në letrat e mia janë 36,9 dhe deri në 2047 shkojnë 360. Po çfarë janë këto? Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Natyrisht, paguhet për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave se pa pagesë, bëhet dhe pa pagesë sigurisht, por bëhet si në Porto Romano, bëhet pa pagesë por bëhet si në Sharrë, bëhet dhe pa pagesë por bëhet si në Elbasan, bëhet pa pagesë por bëhet si në Fier që digjeshin rrugëve plehrat e të tjerë dhe unë e kuptoj që problemi ynë fillon tek raporti që kemi me plehrat por kjo është temë tjetër.
Këto janë pagesa, zonja Tabaku, për kompaninë. Këto nuk janë pagesa për ndonjë aferë, janë pagesa për ton. Tek pagesat për ton do më lejoni tiu them, se është e njëjta gjë, pagesë për ton për një shërbim i cili sot është ekselente se mjafton të shkoni në Sharrë. Në Sharrë sot mund të shkoni me fëmijët.
Tabaku: Jemi të interesuar për pagesat nga buxheti i shtetit. fokusohemi tek 100 milionë euro dhe do ti marrim me radhë të tre impiantet e trajtimit të mbledhjeve.
Edi Rama: Ja përsëri shkele ligjin. Me po, jo mund t’i përgjigjesh vetëm një pyetjeje. A mund të rrinë 500veta në 1500karrikë?