I ftuar në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në “Dritare TV”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar edhe vendimin e Apelit për dënimin e Izet Haxhisë si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati Idajet Beqiri shprehet se Sali Berisha në atë kohë shfrytëzoi situatën për të nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.
“Për vrasjen e Azem Hajdarit ne nuk e dinim të vërtetën. Izet Haxhia hodhi dritë mbi atë ngjarje dhe shqiptarët e dinë se si ka ndodhur ajo ngjarje. E dinë ajo nuk ishte vrasje për hakmarrje që gjoja e bënë Hakljat se Azemi kishte marrë pjesë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt, kjo nuk është e vërtetë. Haklajt e dinin kush e kishte bërë, vrasjen e Shkëlqim Haklajt e bëri Sali Berisha. Azem Hajdari mund të thuhet që është vrarë aksidentalisht nga Fatmir Haklaj. Sali Berisha nuk e organizoi vrasjen e Azem Hajdarit Sali Berisha, ai e përpunoi dhe shfrytëzoi situatën. Berisha pasi e mori vesh që Haklajt kishin ardhur në Tiranë, pasi e mori vesh që makina me Fatmirin, me Jaho Mulosmanin dhe Naim Çangun ishte te selia e PD dhe këtë informacion ia dha mbesa e vet atje sepse i njihte të tre. Pra sapo Berisha mori këtë informacion i vuri në lëvizje fijet e veta, vuri në lëvizje SHIK-un, i vuri në lëvizje të tjerët që e morën në zyrë dhe i thanë që një makinë me bombë këtu jashtë do na hedhë në erë selinë e PD, por duhen marrë masa. I thanë në zyrë Azemit këtë gjë, aty ku ishte edhe Sali Berisha. Azemi ia thanë këtë gjë pa i treguar se kush ishte në makinë se po ta dinte Azemi që në makinë ishte Fatmir Haklaj kurrën e kurrës nuk do të dilte. Azemi nuk donte te ballafaqohej kurrë më me atë pasi e zgjidhën problemi, ia zgjidhi babai Muharrem Haklaj. Kështu që në këtë drejtim vrasja e Azem Hajdarit nuk është për hakmarrje. Fatmir Haklaj u ndodh i befasuar kur e pa pistoletë në dorë Azem Hajdarin që i binte xhamit me këmbëngulje. Fatmir Haklaj bëri pastaj një veprim që as ai vetë dinte pse e bëri pasi kishte ardhur në selinë e PD për tjetër gjë. Saliu e shfrytëzoi dhe nxori Azemin atje në pritë.”, u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri./Dritare.net