Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ftuar në emisionin Breaking në Top News ka theksuar se për rishikimin e mënyrës së orientimit të Fondin të Ekselencës është bërë efektiviteti i këtij fondi, i cili është vlerësuar si shumë i ulët, në raport me qëllimin e kryesor që ka patur.
Ajo tha se gjithë ky investim bëhej që këta të rinj të shkolluar në universitetet më të mira, të vinin të jepnin kontribut për Shqipërinë, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë kthyer. Studentët që kanë përfituar nga fondi i ekselencës, kanë detyrimin të kthehen e të punojnë në Shqipëri për të paktën disa vite.
Ministrja tha se duke parë këto zhvillime, kemi marrë një vendim për të mbështetur të rinj dhe të reja që studiojnë këtu por në ato programe që janë prioritet për zhvillimin e vendit tonë. Këta të rinj, tha ministrja, do t’i kemi në Shqipëri.