Java do të nisë me shi dhe rrebesh, ndërsa pritet që të ndryshojë ditët e fundit.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak raporton se nisur që nga dita e henë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshm e me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrengatave.

Të njëjtat karakteristika do të ketë edhe dita e martë. Ndërsa deri të premten, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshem dhe orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, vranësira pritet të jenë pakta kryesisht përgjatë relieveve malore.