Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Eduard Shalsi, komentoi hetimet nga Komisioni Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.
Gjatë fjalës së tij, Shalsi tha se deputetët e opozitës duhet të lejojnë drejtësinë të bëjë punë e saj, dhe të mos tregohen të njëanshëm në këtë proces.
Ai gjithashtu theksoi se Komisioni Hetimor po i ngjan një gjyqi politik të atyre që zhvilloheshin para ’90.
“Është me rëndësi që kryetari i Komisionit të jete i paanshëm , ne kemi parë një kryetar që shpeshherë merr rolin e gjykatësit dhe të prokurorit dhe bën të mundur të ketë një ecuri normale. Unë e thash që e kemi mbështetur , por nuk duam të dalim nga binarët. Ne kemi përgjegjësi. A janë vërtet të interesuar që drejtësia të bëjë punën e saj, deputetët e opozitës, pasi shumë nga qëndrimet e tyre mund të cënojnë procesin hetimor. Kemi pasur raste ku është insistuar të pyetet një dëshmitar, ku organet e hetimit i kanë kërkuar të mos japë deklaratë askund. pra duket sikur duket si gjyqet famëkeqe, si ato para ‘90 ku prezumimi i pafajësi është një nocion i largët. Ka momente ku druajnë se ka qëndrime sabotuese. Cilët janë më të interesuar për të sabotuar procesin këto që kanë thërritur Komisionin Hetimor?”, tha më tej Shalsi duke shtuar: “I gjithë procesi i menaxhimit është një merak, por kemi një situatë katërcipërisht ndryshe nga ajo që kishim. I kam ftuar shpesh kolegët e opozitës që të ruajnë etikën, t’u përmbahen rolit të tyre. rëndon për të gjithë ata që e njohin ligjin sadopak do ta kuptojnë që askush prej nesh në atë komision nuk ka të drejtë të bëjë komente e interpretimi. Deformimi i gjithë procesit, përvesçe i zhurmshëm, jo i menaxhuar si duhet, nuk është ai që duhet të ishte. Edhe pak ditë kanë mbetur nga puna e komisionit, në finale të të cilit do të dalë dhe raporti. Dua t’iu bëj një thirrje kolegëve opozitarë, të grupeve brenda opozitës, edhe pse nuk jam i bindur që ata do të reflektojnë Prokurorë e gjykatës janë të shqetësuar për tejkalimin e kompetencave të deputetëve në komision, aq më tepër kur kemi një proces që po vijon në SPAK.”.