Në një kohë kur fati i tij në Presidencë është “në fije të perit”, Ilir Meta ka sfumuar thirrjet e tij për luftë me sfurqe e prerje dore para 25 prillit, duke i cilësuar si metafora dhe epitete letrare.
“Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Ndaj nuk mërzitem pse jam i pari President që çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën për “Agjitacion-Propagande”. Me vjen për të qeshur që gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet qe kam përdorur”, tha Meta në një intervistë për median shkodrane.