Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se 2,676,948 vaksinime anti-COVID janë kryer deri tani

Sipas njoftimit, 56 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit ose 112 vaksinime të aplikuara jashtë vendit.

Ditën e djeshme janë kryer 3653 vaksinime anti-COVID.

Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri, ose jashtë vendit.