Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Monika Lubonja, e cila rrëfeu sesi kanë shkuar këto ditë jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Monika pohoi se i ka shfrytëzuar këto ditë për t’u qetësuar, por nuk ka harruar të urojë pilotin për ditëlindje dhe i ka bërë një ftesë për të ngrënë drekë bashkë.
Sa i përket marrëdhënies me banorët dhe ish-banorët e BBV Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok.
E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.
E pyetur nga Bieta se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti dhe argumentoi për Donaldin.