Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha përveç Herës është edhe baba i një djali me emrin Rei.

Rei ka ardhur më jetë nga martesa e parë e Hoxhës me ish-misin Sonila Çaushaj me të cilen eshte divorucuar vite me pare.

Së fundmi Rei i është bashkuar familjes së re të babait të tij duke kaluar disa ditë pushimë në Dubai.

Rezarta Shkurta, tashmë partnerja e Ermalit ka ndarë disa foto të tij në Instagram për herë të parë. Ajo ka publikuar një foto të Ermalit me djalin e tij që është 22 vjeç dhe duket më shumë si shoku i tij. Kujtojmë se Reazrta Shkurta dhe Ermal Hoxha pas romancës 17 vjeçare, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në korrik të 2021. Dasma u zhvillua në ambientet e një anijeje në Vlorë me miq e njerëz të afërt të dyshes. Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera.