Mijëra njerëz me obezitet do të mund të dobësohen përmes një ilaçi të ri që nxit humbjen e peshës. Medikamenti i miratuar nga NICE (Instituti Kombëtar për Përsosmërinë të Shëndetit dhe Kujdesit) në Mbretërinë e Bashkuar, quhet semaglutide. Kjo i hap rrugën një trajtimi të ri për mijëra të rritur me obezitet.

Studiuesit në Londër kanë shpjeguar se pacientët që kanë marrë injeksione javore kanë parë rënien e peshës së tyre me një mesatare prej 12% pas një viti.
NICE ka nxjerrë një draft udhëzim që rekomandon semaglutide, i njohur gjithashtu si Wegovy, për të rriturit me të paktën një gjendje të lidhur me peshën, si apnea obstruktive e gjumit ose sëmundjet e zemrës dhe një indeks të lartë të masës trupore.

Sipas udhëzuesit ilaçi mund të administrohet vetë nga individët pas këshillimit me mjekun.
Obeziteti është një gjendje që të dobëson fizikisht dhe të çojë në gjendje të rëndë deri në kufizuese për proceset jetësore. Ilaçi i ri anashkalon oreksin duke imituar hormonin peptid 1 (GLP-1), i ngjashëm me glukagonin, i cili lirohet pas ngrënies. Pacientët të cilët do t’i injektojnë vetes semaglutide dhe kjo do t’i bëjë ata që të jenë të ngopu, që do të thotë se do të hanë më pak dhe rrjedhimisht do humbin në peshë.